Albspirit

Media/News/Publishing

Ish zv/ministri i Ramës në krah të Bashës tek çadra e lirisë

Ish zëvendës ministër i Mbrojtjes në qeverinë Rama ka dhënë mesazhe të forta sot nga çadra e protestës teksa u shfaq në krah të liderit të PD-së, Basha.

Duke folur para protestuesve që thërrisnin “Rama ik”, Dritan Hila, numëroi arsyet se pse sot gjendet në këtë mjedis të djathtësh, edhe pse është i majtë.

“Unë kam mbështetur PS-në, se mbështes kauzat para individëve, por nuk mendoj se ajo që u ndërtuar ishte ajo që donin ata që votuan. Rama duhet ndalur, e kam thënë këtë që para dy vjetësh dhe këtë nuk kam frikë ta them, duhet ndalur se zhgënjeu idealet e partisë që përfaqëson, qasjen ndaj individit, pronës”- tha ai.

Ai pranoi se ndahet në shumë mendime me të djathtët sot, duke numëruar qasjen ndaj individit, pronës, të së shkuarës, por theksoi se mjafton një gjë ku bashkohemi.

“Unë jam 50 vjecar, kam një shokun tim që ka ikur 50 vjec emigrant, është e tmerrshme. tani nuk po ikin më 20-vjecarët. Në këtë moment del e nevojshme që ndasitë tona të bien e të diskutojmë haptas, pa dallim i majtë ose i djathtë. Arsye tjetër është arroganca, më tërbon kur një individ sillet me arrogancë ndaj një të pafuqishme, akoma më tepër më nevrikos kur bëhet ndaj opozitës, nuk e bëjmë këtë vend duke përjashtuar njëri-tjetrin. Një pjesë e shqiptarëve, socialistët, shohin defekte të ju, ashtu si ju shihni defekte te ata që i thonë vetes socialistë, por ne nuk mund ta trajtojmë duke e përjashtuar njëri-tjetrin. Jam këtu pikërisht për këtë, pavarësisht se na ndajmë mendime, nuk jemi armiq as kundërshtarë, thjesht ndajmë mendime të ndryshme. Kur prishët bunkerin shkrova një status që ti vinit edhe flakën, më pëlqen revolta, kundërshtimi, nuk jam me ata sterilë të duan që opozita e revolta të jetë vetëm e folur, kur të vjen në majë të hundës edhe do thyesh, ne thyejmë në shtëpi, edhe televizorë kur na lënë nervat. Ju jeni parti e madhe, keni bërë historinë e vendit, edhe PS keni qenë dy këmbët që cuar para vendin, herë mirë, herë keq, cdo gabim njerëzor është i pranueshëm, bëhuni parti popullore, ndërtoni lidership të ri, mos kini frikë nga asgjë, nga asnjë tezë, i keni të gjitha potencialet, nuk e kemi luksin ta humbasim PD”- tha ai.

Please follow and like us: