Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltari i Metës tërheq sulmin për Fatmir Xhafën: Më vodhën Twitter-in!

Ralf Gjoni, këshilltari i Ilir Metës që më herët sot kishte postuar në Twitter një status kundër ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafës, është shprehur se llogaria e tij në Twitter është vjedhur, dhe nuk e ka shkruar ai atë postim.

Gjoni në shpjegimin që bën në Facebook, ku pretendon se ka qenë në udhëtim për në Finlandë në kohën kur është bërë postimi, ka ngatërruar edhe llogaritë e tij.

Gjoni thotë se i kanë hakuar “Facebook” kur në fakt statusi ka qenë në Twitter./LAPSI.AL/  

Please follow and like us: