Kosovë, plagoset avokati Azem Vllasi në Prishtinë
Sulmohet me armë zjarri avokati Azem Vllasi në Prishtinë. Raportohet se Vllasi, aktualisht avokat, ish – zyrtar i lartë në periudhën e komunizmit në ish- Jugosllav, është plagosur në rrugën”Hajdar Dushi” të kryeqytetit, në afërsi të banesës dhe zyrës së tij të avokaturës. Ai është dërguar menjëherë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Ende nuk ka hollësi rreth rastit të plagosjes dhe gjendjes së tij shëndetësore. Polica vetëm ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në rrugën “Hajdar Dushi”. “Rreth orës 8 Policia ka marrë informatë për të shtëna në rrugën ‘Hajdar Dushi’. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se është plagosur një person, i përkatësisë shqiptare dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK. Informata më të hollësishme priten më vonë”, ka deklaruar për Koha.net Flora Ahmet, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës.