Kush vjen në parlament nëse tre ministrat e rinj lënë mandatet
Emërimi i tre ministrave të rinj, të cilët janë deputetë të PS, mund të sjellë ndryshime në grupin parlamentar të PS –së nëse Edi Rama do të zbatojë rregullin e vënë prej tij që ministrat duhet të lënë mandatin nëse janë deputetë.
Në këtë rast, vendin e Fatmir Xhafajt që emërohet Ministër i Brendshëm, do ta zinte Bledar Doracaj, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Gjendjes Civile.
Në vend të Olta Xhaçkës, që do të jetë Ministre e Çështjeve Sociale, në parlament do të vinte Ana Verushi, që aktualisht është kryetare e PS në rrethin e Korçës.
Mandatin e Eduard Shalsit që emërohet Ministër i Çështjeve Vendore do ta zinte Artan Lame, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI –t.
Ogerta Manastirliu që zë vendin e Ilir Beqajt në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është deputete.
Nuk dihet nëse Rama do ta aplikojë këtë rregull kur nga mandati i parlamentit kanë mbetur edhe 3 muaj.
Nga ministrat e deritanishëm vetëm Blendi Klosi, që zuri vendin e Erion Veliajt, nuk e kishte dorëzuar mandatin e deputetit.