Albspirit

Media/News/Publishing

Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka komentuar largimin e Saimir Tahirit nga posti i Minsitrit të Brendshëm. Ai thotë se tashmë do të përfliten shumë konspiracione për largimin, por Patozi i gjen arsyet te çadra e protestës. “Sido qe te perpiqen ta mbulojne dhe ta fshehin te verteten, e kane te pamundur, sepse te gjitha gjurmet te cojne ne cader”, shkruan Patozi.

Shkrimi i Astrit Patozit

Cfaredo qe te thote Saimir Tahiri ne tekstin e doreheqjes se tij, nuk ka ndonje vlere per te zbardhur te verteten e leshimit te tij nga Edi Rama. Do te kete shume hamendje dhe teori konspiracioni, qe do te vershojne ne portale dhe gjetke keto dite, se jetojme ne Tirane.

Por sado te mireinformuara te jene burimet, ato serish do te jene te pamjaftueshme per ta shpjeguar dorezimin e befte te kryeministrit. Dikush do te thote se eshte nje ndermjetesim i forte nderkombetar me qitje te larget, ku perfshihet jo vetem Shqiperia, por i gjithe rajoni. Ata qe jane me me kembe ne toke do ta lidhin  thjesht me Ilir Meten, me raportin e acaruar te tij me Edi Ramen, gjithcka po ndodh.

Por sido qe te perpiqen ta mbulojne dhe ta fshehin te verteten, e kane te pamundur, sepse te gjitha gjurmet te cojne ne cader.

Qe prej 18 shkurtit protesta e opozites eshte “pergjegjesja” e vetme per te gjitha fitoret e qytetareve shqiptare, ne kauzen e tyre “per Shqiperine, nje vend normal”. Sepse normaliteti i nje vendi nis me zgjedhjet e lira.

Qe nga greva e Zharrezes, e deri tek doreheqja e Saimir Tahirit. Dhe nuk di pse Edi Rama sot me ngjan me ate qe bente autokritike ne kohen e diktatures, por shoket e Partise i thonin se duhet te thellohej akoma.

Please follow and like us: