Llalla: Të hetohen të gjithë kandidatët për zgjedhjet
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra deklaroi hetimin e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai tha se KQZ i janë dërguar vendimet për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit.
Kreu i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi i Tepelenës janë në ndjekje penale për falsifikim.
Sipas Llallës, i janë dërguar KQZ vendimet e konstatimit për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, pasi rezulton se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.
Ndërkaq Llalla tha është rritur sasia e lëndës narkotike që trafikohet në zonën e jugut.
“Është rritur sasia e lëndës narkotike që kultivohet e trafikohet në zonën e jugut”, tha Llalla.
Kryeprokurori shtoi se, “edhe homologët në vendet fqinje konfirmojnë se është shtuar sasia e drogës që vjen nga Shqipëria”.