Skocia kërkon referendum për daljen nga Britania: Duam BE-në
Kryeministria e Skocisë ka njoftuar zyrtarisht se vendi saj do mbajë një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan “The Independent”
Nicola Sturgeon e bëri këtë njoftimin në një fjalim të hënën në mëngjes, ndërkohë që deputetët britanikë përgatiten për t’i dhënë Kryeministres Theresa May fuqinë për të zbatuar “Nenin 50” dhe fillimin e negociatave për daljen nga BE-ja.
Ajo tha se qeveria britanike kishte “nuk kishte lëvizur as edhe një gisht në zbatim të kompromisit dhe marrëveshjes me qeverinë skoceze mbi Brexit” dhe se vendi i saj ndihej ” inferior”.
“Nëse Skocia mund të injorohet për një çështje kaq te rëndësishme dalja nga BE-ja dhe tregu i vetëm, atëherë është e qartë se zëri ynë mund të injorohet në çdo kohë dhe në çdo çështje,” tha ajo.
Kryeministria ka thënë se votimi mund të mbahet mes vjeshtës së 2018-ës dhe pranverës së 2019-ës, para se të jetë “shumë vonë”, por pasi të bëhen të ditura “kushtet e Brexit”.