Albspirit

Media/News/Publishing

Stefi Prifti: Një reflektim (mbase ndjesi) për të mos ngelur gojëkyçur…!

 

Apeli i këngëtarit të famshëm për klasën politike

 

Kam përshtypjen se diçka e keqe është përgatitur dhe “servirur” për ne shqiptarët! Shqiptarët e rrëmbyer, shqiptarët feudalë, shqiptarët e rryshfetit dhe ofiqeve të rrënjosura deri në kthim feje…! Shqiptarët me një shumicë të varfër, pothuajse pa shtresë të mesme tashmë, shqiptarët e etur për pushtete dhe larg të qenit “njerëz normalë” në jetën normale, shqiptarët, që sot më shumë se kurrë karakterizohen nga mungesa e tolerancës dhe hapja e rrugës, duke sakrifikuar diçka nga vetja për të mirën e vendit, popullit, mbarë Shqiptarisë.

I shkrova të gjitha këto, sepse mbi këtë filozofi pluskojmë në përgjithësi dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Situata politike në vend, sa vjen dhe po rëndohet! Palët, në vend që të afrohen, me kalimin e ditëve po shkojnë më tepër në kahe ekstremiste, gjë e cila prodhon vetëm pasoja negative, destabilizim, shkatërrim.

Ne jemi një vend i vogël me shumë probleme të pafundme, por kjo nuk do të thotë se, sa herë duhet të zgjidhim ose kërkojmë diçka duhet të prishim dhe shkatërrojmë edhe ato pak gjëra të vogla që mezi i arrijmë.

Palët politike duhet të gjejnë gjuhën dhe të harrojnë interesat e tyre individuale apo partiake, qoftë edhe njëherë të vetme në historinë tonë.

Sido që të jetë (për të mos u zgjatur) duhet ti kthehen dialogut dhe organeve institucionale për të gjetur zgjidhjet. Kushtrimi u dha! Refleksioni demokratik për momentin e mori impaktin…! Populli dëgjoi, pa… dhe lereni të vendosë vetë.

Uroj që ky shkrim i imi të ndikojë qoftë edhe një të miliontën në stabilizimin dhe prosperitetin e vendit tonë të dashur, me plot halle, Shqipëri.

 

 

(Marrë nga faqja zyrtare në facebook)

 

Please follow and like us: