Universiteti i Kalifornisë: Shqiptarët, autoktonët e Europës
Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë
Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa. Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.
Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.
Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori. Për rastin e Shqipërisë, studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull.
“Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.
Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara. Për më tepër, individët grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.”
Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje. Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…
Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh. Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.
Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike. Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.
Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golem të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.
Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve. Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”
Portret shqiptari dhe greku– grafikë e Dominique Papety
Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847. Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafike .Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare .
Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua. E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë. Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.
Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila është paja morfologjike e shpirtërore që ne na bën të shquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e të Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do të ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.
Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën tonë dhe t’u japë shkas, atyreve që e ndjejnë veten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.
Përfundimet që ka për të nxjerrë lexuesi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë shqiptarë, gjithë se të mohuara prej të huajve dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se është autokton në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanëve e kristjanëve, as midis Gegëve e Toskëve , nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në fund, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”
Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër, studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.
Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë.
4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik”. Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime. Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:
a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,
b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).
Këto tipare mbizotëruese janë:
1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.
2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.
3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.
4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan.