Albspirit

Media/News/Publishing

Aktivisti i shoqërisë civile denoncon: Te Pazari i Ri kanë ndryshuar vetëm kafenetë e drejtorëve të bashkisë

Endrit Shabani, aktivisti i shoqërisë civile, ka denoncuar nëpërmjet një foto, punimet sa për fasadë te Pazari i Ri. Sipas tij, në këtë Pazar, të vetmet ndryshime kanë pësuar kafenetë e drejtorëve të bashkisë së Tiranës.
“Po ç’t’i bësh? Ja kryetari na e tha me gojën e tij sot që është shkolla e Edi Ramës, i cili i bën makiazh fasadave dhe i lë godinat nga brenda të zbrazura, të rrënuara dhe të mjera…, ja njësoj si kjo këtu ne foto…”, shprehet midis të tjerave Endrit Shabani, ndërsa poston edhe këtë foto.DRONI.al
Postimi i plotë i Endrit Shabanit në “Facebook”

eshTek Pazari i Ri kam shtepine, madje (deri para pak kohesh) edhe zyren e punes. Keshtuqe jam i lumtur qe tani nuk duhet te kaloj me permes lluces dhe plehrave qe kuterbonin era kerme, por permes nje ambienti te bukur dhe te paster.
Megjithate kam disa shqetesime:
1. Pervec ca pllakave te reja, nje catie dhe disa bojrave neper fasadat perreth asgje thelbesore nuk ka ndryshuar (sigurisht nese nuk llogarisim kafenete e reja te drejtoreve te bashkise).
2. Mendoj qe Pazari tradicional i qytetit duhet te ishte dicka me shume se nje markate e zakonshme mishi. Aty mund te shiteshin produkte tradicionale apo produktet e fermereve vendas, dhe jo domate maqedonase dhe sallam turk.
3. Per arsye partiake ka patur nje ngut te pajustifikuar me ndertimin e pazarit. Keto javet e fundit eshte punuar edhe gjate nates, duke rritur mundesite qe te jene lene gjera teknike te bera shkel e shko, te jene shkelur te drejtat e punetoreve te bashkise, dhe te jene rritur kostot e projektit. Eshte i njejti model qe perdorte Berisha me ato tunelet qe i hapte me nxitim te madh dhe nje muaj mbas fushate i rrezoheshin prap, por qe faturen e paguanim ne.
4. Se fundmi, kur mendoj se sa njerez mund te ishin strehuar sikur keto parate e shpenzuara per bojra te ishin perdorur per te ndertuar banesa sociale, me kap nje irritim i madh me gjithe kete “politiken e buzekuqit”…
Po c’t’i besh? Ja kryetari na e tha me gojen e tij sot qe eshte shkolla e Edi Rames, i cili i ben makiazh fasadave dhe i le godinat nga brenda te zbrazura, te rrenuara dhe te mjera…ja njesoj si kjo ketu ne foto…#pazari #ditaeveres —  në Pazari i Ri.

Please follow and like us: