Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha – Ramës: Revolucioni drejt fazës finale, dorëzohu, hapi rrugën qeverisë teknike

Nga çadra e protestës,në ditën e 25 të protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar në apel kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të dorëzohet përballë kërkesës për qeveri teknike, si një fazë finale, kërkesë që sipas Berishës lidhet me votën e lirë dhe jo me marrjen e pushtetit.
“Beteja jonë, betejë për votën jo për pushtet. Pushtetin do ta firmosin qytetarët shqiptarë. Dorëzohu, hapi rrugën qeverisë teknike. Revolucioni po shkon drejt fazës finale. Asnjë nuk do të na pengojë për të realizuar qëllimin tonë. Edi Rama mbledh në Kryeministri vrasës e trafikantë. Tahiri tha se ‘Rama ishte filmuar te Balilit’”, u shpreh midis të tjerave Sali Berisha.

Please follow and like us: