Albspirit

Media/News/Publishing

“Caffe espresso” shkatërron bandën e drogës në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar

Një operacion antidrogë i policisë italiane i koduar “Caffe espresso” ka vënë në pranga 18 persona, pjesa më e madhe shqiptarë, të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Bolzanos, Trentos dhe Padovës mbrëmjen e djeshme, e hënë, u sekuestrua 1.6 kilogramë kokainë dhe 25 gramë heroinë.

Hetimet për këtë operacion zgjasnin prej gjashtë muajsh, ndërsa gjatë kurorëzimit të tij u arrestuan shqiptarët Bled Osma, 44 vjeç; Zamir Koni, 40 vjeç; Enrik Fetahu, 32 vjeç; Mariglen Koni, 25 vjeç; Dardan Hasani, 28 vjeç; Saimir Osma i cili aktualisht ndodhet në burg , ndërsa janë shpallur në kërkim, Armando Miraj, 28 vjeç, Gentian Keci, 39 vjeç.

“Ku do shihemi për një kafe të shpejtë?”, është kjo fraza që përdornin pjesëtarët e bandës, për të mundësuar sigurimin e kokainës, çka nga përgjimet ngjalli dyshime duke çuar në zbulimin e grupit.

Mes të arrestuarve të tjerë janë italianë, maqedonas, moldavë dhe tunizianë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Please follow and like us: