Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook bllokon qasjen e zhvilluesve në të dhënat e rrjetit social

Të dhënat e Facebook nuk do të mund të përdoren më nga zhvilluesit për të krijuar mjetet përgjimi bëri të ditur rrjeti social.

Ky vendim vjen pas zbulimeve të fundit të Unionit Amerikan të Lirive Individuale ku thuhej se policia kishte përdorur mjetin Geofeedia për tu qasur në të dhënat e Facebook, Twitter dhe Instagram.

Në një postim në blog, Rob Sherman, shefi i privatësisë pranë Facebook tha se zhvilluesit nuk do të mund të përdorin më të dhënat tona për të ofruar mjetet përgjime.

Vitin e kaluar Unioni në fjalë publikoi rekorde të cilat tregonin se 20 agjensi ligj zbatuese kishin blerë softuer të cilët shfrytëzonin rrjetet sociale për të përgjuar përdoruesit. Duke përdorur Geofeedia agjencitë kishin arritur të gjurmonin aktivistët e të drejtave civile.

Në Nëntor erdhi përgjigja e parë nga Twitter i cili dënoi çdo tendencë për të përgjuar përdoruesit dhe aktivistët. Në përgjigje ndaj vendimit të Facebook, Drejtori teknologjik i ACLU tha:

“Ne varemi nga rrjetet sociale për mënyrën sesi lidhemi dhe komunikojmë për çështjet më të rëndësishme të jetëve tona dhe probleneve politika e sociale të vendit tonë. Si kurrë më parë kemi nevojë që kompanitë të ndalojnë përgjimet masive dhe të garantojnë mbrojtje ndaj aktivistëve dhe njerëzve me ngjyrë”. /PCWorld Albanian

Please follow and like us: