Fatmir Xhafa: Karta politike anti-Meta e kryeministrit
Gjatë gjithë proçesit te Reformës në Drejtësi, ishte njeriu super besnik i kryeministrit, këshilltari i tij dhe krijuesi i skemave përjashtuese në korrikun e kaluar, që për pak hodhën në erë qeverinë.
Një personazh që vjen direkt nga brezi i Partisë së Punës së Shqipërisë, tepër i njohur në Pogradec, ku ka shume miq dhe thuhet se ka edhe shumë prona e pallate. Deri sot askush nuk e besonte që Fatmir Xhafa, do të ishte gjithashtu kaq i besuar, saqë të ngarkohej nga kryeministri Rama, me detyrën e minsitrit të brendshëm, mision ky shumë delikat në këto 3 muaj zgjedhorë.
Xhafa, njihet gjithashtu edhe si një personazh politik, që nuk ushqen ndonjësimpati për aleatin e Koalicionit Ilir Meta, përkundrazi, në korrikun e kaluar, gjatë debateve për Reformën, përplasjet direkte Meta-Xhafa, kanë mbetur nëkujtesë. Sigurisht edhe këto episode, kanë luajtur rolin e tyre, ne emërtesën e lartë./360grade.al/