Gazeta gjermane: Ivanov po ndjek rrugën e Millosheviçit
Gazeta gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull dedikuar krizës politike në Maqedoni shkrun se, presidenti Ivanov po ndjek rrugën e diktatorit të dhunshëm, Sllobodan Milosheviç.
“Rama thotë se platforma nuk përmbanë kushte, por vizion. Nuk është ndonjë risi se sundimi i së drejtës dhe ndarja e pushtetit nuk funksionojnë mirë në Ballkanin Perëndimor. Por kjo që po ndodhë tani në Maqedoni, nuk ka ndodhur që nga rënia e diktatorit të dhunshëm serb, Sllobodan Milosheviç në vitin 2000: Një shef i shtetit në mënyrë të hapur kundërshton ta pranoj rezultatin zgjedhor, shkruan FAZ në edicionin e sotëm në tekstin me titull “Në konfuzionin shkupjan”.
Please follow and like us: