Albspirit

Media/News/Publishing

Historitë e grave ruse në prozën e Kadaresë

 

“Kur dy shtete perplasen, shume fate njerezish te gjendur midis permbysen. Por kur perplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithcka eshte dyfish dramatike. Kjo eshte historia e nje grumbulli grash te huaja qe ashtu si sorkadhet e trembura, u gjenden befas midis kacafytjes se dy shteteve te bllokut komunist. Ky film eshte nje requiem per keto gra….” 

Me kete reflektim e nis skenarin e tij te pare per nje film artistik shkrimtari Ismail Kadare per historine e grave te bllokut te lindjes, e sidomos bukuroshet qe nga Bashkimi Sovjetik kishin gjetur dashurine e tyre ne Shqiperi…

Nen titullin “Sorkadhet e trembura” Kadare eshte ulur te shkruaje nje histori qe permbledh fatin e dhjetra grave ruse qe u gjenden ne ciklonin komunist pas prishjes se marredhenieve mes Shqiperise dhe Bashkimit sovjetik duke u denuar me vite te gjate burgu dhe internimi. Tashme gjithcka po merr formen e nje filmi artistik nje bashkeprodhim shqiptaro-ruso-francez. Producenti rus Kostantin Smirnoff rrefen se si vendosen ta tregonin kete histori. 

“Filmi bazohet ne skenarin e shkruar nga kadare shkrimtari shqiptar i njohur boterisht te cilin e njohim edhe ne Rusi. Dhe subjekti i ketij filmi prek jo vetem Shqiperine dhe Rusine, eshte nje skenar absolutisht njerezot qe mund te preke kedo pasi flet per dashruine dhe vdekjen qe prek cdo jete njerezore pavaresisht nga vendi apo kombesia”, thotë Smirnoff. 

Adaptimi i skenarit te Kadarese nga ruset po realizohet nga nje prej skenaristeve me te mire ne Rusi, Juri Arabov qe ne vitin 2005 ka fituar cmimin per skenarin me te mire ne festivalin e Kanes per skenarin e filmit “Moloch” te regjisorit te madh rus Sokorov nderkohe qe ne vitin 2008 ishte anetar i jurise ne festivalin e filmit ne Venecia. 

“Mendoj se Rusia dhe Shqiperia kane patur te njejtin fat, ne kemi jetuar vite te gajta ne pushtetin e Stalini ashtu si ju keni pesuar vitet e gjata te diktatures se Hoxhes…Eshte thuajse e njejta histori persekutimesh, vrasesish dhe vrasjesh. Une po e bej kete pune me deshire te madhe dhe mendoj se eshte e rendesishme qe kjo histori te rrefehet pasi nuk eshte nje histori per te kaluaren por per te tashmen dhe per te ardhmen. Ky film do te flase per lirine, por edhe per fatin e njejte te njerezve nga vende te ndryshme gjate komunizmit e me se tepermi do t’u flase te rinjve”, thotë Yuri Arabov. 

Asgje nuk eshte nje trill. Gjithe historia bazohet mbi dokumentacionin e mbledhur nga arkivi i ministrise se Rendit mbi 3 mije faqe dosjesh hetimore te grave ruse dhe te tjera viktima te totalitarizmit shqiptar ku spikasin histori si ajo e Natalia Arkadi Pengilit qe pasi i shpetoi persekutimit ne Rusi ku ishte vrare e gjithe familja i njejti fat tragjik e ndoqi edhe ne Shqiperi ku gjeti dashurine dhe 18 vite burg me pas. 

Regjisori nuk ka mberritur ende ne Shqiperi, por pas pak ditesh emisaret do te nisin kastingun e aktoreve te cilet do te jene me se shumti shqiptare ndersa xhirimet pritet te fillojne mes Shqiperise dhe Rusise ne fund te ketij viti duke premtuar jo thjesht per nje sukses kinematografik, por duke u kthyer edhe ne nje lloj falje publike per keto gra ruse te cilave pushteti komunist iu preu endrrat ne mes./Mira Tuci/

Please follow and like us: