Albspirit

Media/News/Publishing

Italia do të negociojë me PD-në për protestën? Përgjigjet ministri i Jashtëm italian

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, gazetarët pyetën ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano nëse kishte Italia një plan për të bashkuar dy palët , opozitën dhe qeverinë, në mënyrë që të vijohet me vettingun dhe përgatitjen e zgjedhjeve..

“Ne mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë që përkojnë me 5 pikat, e ashtuquatura prioritete kyçe.  Unë nuk mund të futem në dinamikën politike të një vendi tjetër sepse është një vend i lirë dhe sonvran”, tha Alfano.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i bëri thirrje opozitës të sillet në përputhje me angazhimin e përkthyer në votë në mënyrë unanime më 21 korrik 2016 kur u miratua reforma në drejtësi.

Please follow and like us: