Albspirit

Media/News/Publishing

Moderatorja e Pasdite në Top Channel “transferohet” tek Rudina e Klanit

Sociologia dhe diplomatja e njohur Ulpiana Lama, prej kohësh është shkëputur nga ekrani dhe puna në media për t’iu përkushtuar më shumë profesionit të saj dhe rolit në diplomaci. Prej vitesh, ajo jeton mes Tiranës dhe Kosovës. Aktualisht, puna në Ministrinë e Jashtme të Kosovës e ka mbajtur më të angazhuar në Prishtinë, por edhe Tiranën, ku ka familjen e saj dhe të bashkëshortit, e viziton sa herë të mundet.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ulpiana tregoi për një fazë të re në karrierën e saj, e cila do ta çojë shumë shpejt drejt Parisit, ku do të mbajë titullin zv/ambasadore e shtetit të Kosovës në Francë.

Ftesa e kësaj pasditeje në Tv Klan nuk ishte e rastësishme. Sot, Ulpiana feston 45-vjetorin e lindjes dhe më shumë se kushdo tjetër, krahasuar edhe me shumë personazhe të njohur të ekranit, ajo e tregon moshën pa asnjë peng dhe pa asnjë pendesë.

Surpriza që stafi i programit i kishin bërë në këtë përvjetor nisi me uljen e dritave të studios dhe pas kësaj, me tortën simbolike të ditëlindjes.

E pyetur nga Rudina si e ndien veten pas këtyre viteve (që nuk i themi), Ulpiana nënvizoi se nuk ka asnjë problem me moshën, madje i duket habi fakti që shumë prej personazheve tanë të njohur nuk e kanë të shënuar ditëlindjen e tyre në Wikipedia: “Vetëm në Shqipëri dhe me personazhet shqiptarë ndodh që të mos e gjesh moshën në Wikipedia, sepse të huajat të gjitha e kanë moshën. Nuk e kuptoj këtë problemin që kemi ne me për të mos e treguar moshën. Unë jam 45 vjeç sot. Kam këtë moshë që kam dhe nuk e kam paspak problem ta them. I kam luajtur kartat aq mirë sa kam mundur. Nuk kam asnjë pendesë…” – tha Ulpiana duke konfirmuar se një ditëlindje është si dita e parë e një viti të ri që ke përpara.

Please follow and like us: