Albspirit

Media/News/Publishing

Rrjetet sociale do përballen me gjoba deri në 50 mln euro për lajmet e rreme

Ministri i Drejtësisë në Gjermani ka propozuar një ligj të ri që mund të çojë në gjoba të rënda për rrjetet sociale nëse nuk reagojnë dhe nëse nuk heqin nga faqet e tyre shprehje të paligjshme të gjuhës së urrejtjes

Heiko Maas, i cili ka qenë shumë kritik ndaj përpjekjeve të FAcebook për të marrë masa të ashpra ndaj postimeve raciste dhe ksenofobie, tha të martën se masat e reja mund të arrijnë dënime deri në 50 milionë euro.

Çështja ka marrë një shqetësim urgjent për shkak të rritjes së përhapjes së lajmeve të rreme dhe përmbajtjes raciste në mediat sociale, të cilat shpesh kishin për synim më shumë se 1 milion emigrantët që mbërritën në Gjermani dy vitet e fundit si dhe ndaj anëtarëve të komunitetit hebre.

Projekt-ligji do të kërkojë të miratohet fillimisht në qeverinë e drejtuar nga Angela Merkel dhe më pas në Parlament. Ministri gjerman u tha gazetarëve se postimet nuk po fshihen me shpejtësinë e mjaftueshme.

Një valë e madhe e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale si Facebook apo Twitter në Gjermani kanë nxitur rritjen e “nxehtësisë” politike në vend ndërkohë që pritet të zhvillohen në zgjedhjet e përgjithshme në muajin shtator.

Projektligji i tij përcakton që rrjetet sociale duhet t’u ofrojnë përdoruesve mjete të qarta dhe lehtësisht të arritshme për të paraqitur kërkesat e tyre dhe shqyrtimin sa më të shpejtë në mënyrë që postimet të fshihen brenda 24 orëve. Mesazhet fyese do të duhet të hiqet brenda një jave, pasi është paraqitur një ankesë.

Kompanitë do të jenë të detyruara të paraqesin raporte tremujore në përpjekjet e tyre për të goditur gjuhën e urrejtjes. Ligji ka hasur kundërshti edhe brenda kabinetit qeveritar.

Ministri i Ekonomisë, Brigitte Zypries thotë se përgjegjësia për zbatimin e legjislacionit për gjuhën e urrejtjes nuk duhet të “privatizohet”.

Please follow and like us: