Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Marrëveshja Rama – Meta për shkarkimin tim dhe të Tahirit

A u largua Saimir Tahiri si pjesë e një marrëveshjeje Rama – Meta pas shkarkimit të Ylli Manjanit? Është kjo pyetja që përsëritet në shumë studio televizive dhe jo vetëm prej të shtunës e në vijim. Vetë ish-ministri i drejtësisë në një intervistë për Report Tv thotë se nuk e beson që të jetë vënë shenja e barazisë mes tij dhe ministrit të Brendshëm.

“Shenja e barazisë që ishte një këmbim, në gjithë dijeninë time ju siguroj që nuk është kjo. A e kërkoi Meta kokën e Tahirit? Jo, Meta nuk merret me çështje kokash. Meta ka pranuar që kryeministër është Rama dhe i takon atij. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar” – thotë Manjani.

Ish-ministri i LSI-së thotë se Rama është nervoz.

“Disa shenja i kam hedhur ditën që u largova nga ministria. Arsyeja themelore është kjo: konfuzioni dhe nervoziteti i kryeministrit. Vendi është pa qeveri se Rama është nervoz. Edhe LSI mund ta bëjë nervoz, besoj se në marrëdhënie me LSI Edi Rama nuk ka qenë i sinqertë. Rama e do LSI vetëm për zgjedhjet. Meta e di këtë. Rama është deficitar në marrëdhënie me LSI dhe kur afrohet data e zgjedhjeve shtohen tensionet”– thotë Manjani.

Manjani thotë se LSI duhet të dalë vetëm në zgjedhje.

“Unë them që kjo është situatë ideale. Nuk e di a dalim vetëm apo nuk dalim vetëm, por në sistemin aktual kjo që them unë nuk e mundëson sepse sistemi aktual bazohet mbi koalicione, duhet ta pranojmë këtë gjë”.

Please follow and like us: