Reagon organizatori i koncerteve: E vërteta e lekëve të Irmës, tani ajo kërkon të tjera gjëra
Disa orë më parë Irma Libohova denoncoi publikisht një organizator koncertesh duke shkruar se ai nuk e kishte paguar.Por personi në fjalë, Ari Kasapi, dëshmon të kundërtën. Ai shprehet se e ka paguar njëjtë si gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit me të cilin ka qenë Irma duke shtuar madje se ajo kishte të tjera qëllimi dhe kjo është edhe arsyeja që e ka akuzuar për mospagesë.
Në disa komente në Facebook, Ari u është përgjigjur disa komentuesve duke shkruar se gjithnjë u ka qëndruar korrekt personave të cilëve u ka organizuar koncerte në disa lokale të ndryshme të Greqisë. Ai shkruan se tashmë është drejtësia ajo e cila do të merret me këtë çështje.
Please follow and like us: