Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, kandidat për çmimin “Man Booker”

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është sërish në listën e kandidatëve për çmimin e madh Man Booker. Prestigjozja “The Guardian”, ka bërë publike sot listën e 13 romaneve nga 11 gjuhë të ndryshme që janë kandidatë për çmimin e madh.

“Librat që dominojnë këtë listë vijnë nga vende si Kina, Izraeli, Shqipëria dhe Argjentina”, shkruan gazeta e njohur duke bërë të ditur se çmimi prej £50,000, do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në gjuhën angleze.

Shkrimtari shqiptar është klasifikuar me veprën “The Traitor’s Niche” nën përkthimin e John Hodgson botuar nga Harvill Secker. Në listë është dhe shkrimtari izraelit Amoz Oz me librin “Judas” nën përkthimin Misha Hoekstra botuar nga Pushkin Press, i cili duket se është po aq favorit sa Kadare për ta fituar këtë çmim.

Shkrimtarët e tjerë të përzgjedhur për këtë çmim janë francezi Mathias Enard, nën përkthimin e Charlotte Mandell, izraeliti David Grossman përkthyer nga Jessica Cohen, shkrimtari belg Stefan Hertmans, përkthyer nga David McKay, norvegjezi Roy Jacobsen përkthyer nga Don Bartlett, Jon Kalman Stefansson përkthyer nga Philip Roughton, etj.

“Niche Tradhtar” është shkruar në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19-të. Viti është 1882 ndërsa pashadomi ballkanik i Shqipërisë po lëngon i palumtur në buzë të Perandorisë Osmane. Ali Pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve, kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojën e largët.

Parulla e tij e re është liria, ndërsa mirëpret luftëtarët nga jashtë. Kujtojmë se Ismail Kadare 81 vjeç është vlerësuar për herë të parë me çmimin Man Booker në vitin 2005. Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Londër më 4 korrik.

Please follow and like us: