Zbulohet lidhje e vjetër e Ramës me ministren e re të shëndetësisë
Ogerta Manastirliu nuk u bë rastësisht Ministre e Shëndetësisë. Ajo ka qenë një nga aktivistet e fushatës së parë të Ramës për bashkinë e Tiranës, në vjeshtën e vitit 2000. Ajo më pas u bë Drejtoreshë e Strehimit në Bashki. Po dje, media, në një profil të gjatë analizonte se kriteri i besnikërisë ishte kriteri kryesor i përzgjedhjes së Manastirliut. Ndërsa në mbrëmje, emisioni “Stop” publikoi një video ku Ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqet duke i dhënë një dhuratë kryesbashkiakut të sapozgjedhur (tetor 2000) Edi Rama.
Para rreth 17 vitesh, Manasterliu shfaqet me një bluzë ku shkruhet “Me Edi Ramën”. Dhe që nga ajo ditë, ajo nuk është ndarë më prej tij, deri sa u bë drejtoreshë e QSUT dhe së fundi ministre.