Albspirit

Media/News/Publishing

10 arsye pse (nuk) iku Ministri Brendshëm?

Lutfi Dervishi 

Një përgjigje e thjeshtë do të ishte me një fjalë të vetme: dorëheqje!

Por këtu dorëheqja nuk nënkupton vendimin personal, por kuptohet si një akt që duhet ta kërkoj eprori.

Nga momenti i “rrjedhjes” së lajmit deri te akti përfundimtar u deshën tri ditë. Pas kalimit të të tretave, koha për të mbledhur shpjegimet.

Largohet për “punë kampioni”.

Pak e besueshme, Si rregull kur punon si kampion, Shqipëria nuk e ka luksin që kampionët t’i lerë pa punë. Ka 1 milionë arsye për t’u larguar një ministër, por jo për këtë!

2. Kabineti do të vendosë barazi gjinore.

Po të ishte kjo e vërtetë kryeministri do të bënte ndryshimet në qeveri më datë 8 mars.

3. Për të mbledhur më shumë vota në 18 qershor, si kryetar i partisë së Tiranës.

Pak e çuditshme të pretendosh që do të mbledhësh më shumë vota si ish ministër se sa si ministër i Brendshëm.

4. Shkarkim/lirim se e kërkoi partneri koalicionit.

Që ministrin e brendshëm nuk e ka dashur partneri koalicionit ky është sekret që e dinë të gjithë. Por partneri më parë do të preferonte Tahirin si ministër i brendshëm sesa pasardhësin. Për aryse që janë bërë publike.

5. Ministrat do të shkojnë në bazë dhe do të përgatisin fitoren e madhe të 18 qershorit.

Në zgjedhjet ku opozita thotë se nuk do të marrë pjesë?!

6. Do të iknin edhe disa ministra të tjerë, por janë ca punë…. Seriozisht?!

7. U largua për t’i dhënë garanci politike opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit….

…. duke e zëvendësuar me një figurë më të fortë politike?!

8. Nuk iku vetëm ministri Brendshëm. Ishte pjesë e ndryshimit.

Kjo është e vërtetë. Ministri Brendshëm iku i paketuar/ambalazhuar edhe me “tre ministra të tjerë”. Sidomos dy Blendët e kishin tepruar me zullumin dhe korrupsionin dhe me reformat!

9.. E kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë!

Ky është togfjalëshi më i keqpërdorur, por ndoshta këtu ka ca më shumë vërtetësi se te 6 arsyet e tjera!

10. Mund të ketë edhe një arsye tjetër, që askush nuk e di, përfshi këtu edhe kryeministrin.

Edhe kjo duket shumë më e besueshme se pika 7.

Po tani si do t’ia bëjmë?

Dorëheqjet/largimet/shkarkimet/lirimet… nuk janë gjë e re në demokraci. Duhet të mësojmë edhe këtu nga bota.

Më pak se  një vit më parë iku kryeministri Mbretërisë së Bashkuar. Njeriu që hapi miliona vende pune, iku dhe shkoi në punë të vet!

Britania Madhe dha “dorëheqje” nga BE dhe ende mbahet!

Ikja e ministrit të Brendshëm, me banderola dhe dron spontan falënderimi e ktheu ditën e verës si një ditë homazhi. U krijua ideja se dielli nuk do të dilte më, të paktën jo me 15 mars!

Vërshuan edhe letrat e falënderimit për reformat!

E vërteta duhet parë në sy për të mos u mohuar. Ka bërë shumë reforma! Mirë do të ishte të kishte bërë edhe ndonjë punë. Si për shembull për…hashashin!

Please follow and like us: