Akuarelisti kinez vizaton bukurinë femërore me kostumin e Malësisë së Madhe
Në kuadër të bienales së dytë ndërkombëtare të akuarelit, bukuria femërore me kostumet popullore të Malësisë së Madhe ishte demostrimi i rradhës së piktorit Kinez Liu Yiu. Me teknikën e bojërave të ujit dhe skicimin, artisti kinez realizoi veprën e tij për publikun dhe studentët e artit.
Bukuria e femrës shqiptare dhe veshja popullore e Malësisë së Madhe frymëzuan mjeshtrin kinez të akuarelit, Liu Yi.
Artisti i njohur botërisht për përdorimin e bojërave të ujit, teknikës së lagur, Lui Yi, vizatoi portretin e kësaj vajze në kuadër të Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit.
Ai demostroi përpara artistëve dhe studentëve punën e tij, duke përdorur penelë të ndryshëm si kinezë të rrafshët të rrumbullakët dhe penelë akuareli, duke iu dedikuar terësisht veprës së tij.
Në mbarë botën pikori njihet si “pëshpëritës i ujit” duke sjellë kombinimin e elementëve të tillë si ngjyra, uji dhe ritmi.
Binenalja ndërkombëtare e akuarelit, ka për qëllim organizimin e seminareve të posaçme demostruese dhe rikujtimin e teknikave të harruara të bojërave të ujit.
Artisti Helidon Haliti, por edhe akuartistë të njohur të huaj realizojnë piktura me punime të ndryshme, realizuar me teknika të ndryshme.