Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Të shpallet non grata Xhorxh Soros

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Xhorxh Soros meriton të shpallet non grata. Nga çadra e protestës ku PD zhvilloi parlamentin e saj, Berisha akuzoi Soros si njeriun që ndikoi në reformën në drejtësi për të favorizuar kryeministrin Edi Rama. Berisha iu ka bërë thirrje SHBA-ve të hetojnë Sorosin.

” I bëj thirrje Kongresit dhe Senatit amerikan të hetojë çdo veprimtari  të Xhorxh Sorosit. Të bëjnë ligje që të ndalojnë çdo veprim të kësaj mostre në demokracitë e reja. I bëj thirrje Parlamentit Europian të hetojë tentakulat e tij në Komisionin Europian. Soros meriton vetëm një gjë: non grata, non grata, non grata”, deklaroi Berisha.

Please follow and like us: