Berisha: Vlahutin po destabilizon vendin. Reforma në drejtësi u bë nga kryekorruptori Soros
Ish –kryeministri Berisha ka sulmuar hapur ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, duke e akuzuar se me qëndrimet e saj ajo po e çon vendin drejt destabilizimit. Berisha foli për qëndrimet e ambasadores për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se u bë nga Soros, të cilin e quajti “kryekorruptorin e botës së lirë”.
“I thashë ambasadores Vlahutin: ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë. Njeriu që përdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën”, deklaroi Berisha.
Kjo është deklarata më e fortë e bërë nga opozita ndaj ambasadores së BE. Në mbledhje e grupit parlamentar të PD, deputetë të ndryshëm e kanë akuzuar atë si të njënashme, por asnjëherë publikisht. Ndryshe nga këto deklarata të ashpra ndaj Vlahutin, Berisha përdori tone të buta për ambasadorin e SHBA, Donald Lu.