Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohet nga gjykata urdhër-ndalimi i ri i Trump

Një gjykatë federale në Hawaii ka bllokuar urdhrin e ri të ndalimit, të lëshuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Vendimi i marrë nga gjyqtari i distriktit amerikan, Derrick Watson, ndalon urdhrin ekzekutiv nga hyrja në fuqi.

Hawaii është një nga shumë shtetet amerikane që janë përpjekur për të ndaluar lëshimin e këtyre urdhrave nga Shtëpia e Bardhë.

Urdhri i ri i Trump vendoste një ndalim 90-ditor për njerëzit nga gjashtë shtete myslimane dhe ndalim 120-ditor për refugjatët.

Kjo është hera e dytë që gjykatat amerikane bllokojnë urdhërat e ndalimit, të lëshuar nga Trump.

Më herët, në janar, Trump lëshoi një tjetër urdhër-ndalim, për njerëz nga 7 shtete myslimane, i cili gjithashtu u bllokua nga disa gjykata amerikane.

Please follow and like us: