Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Koka e Tahirit u pre në gijotinën e Metës

Ben Blushi nuk ka nguruar sot të tregohet cinik me ish kolegët e tij të deridjeshëm duke i quajtur si njerëz pa dinjitet që nuk mbrojnë dot punën e tyre pasi Edi Rama i shiti në tregun e Koalicionit. Blushi e ka shpjeguar heqjen e Saimir tahirit dhe tre ministrave të tjerë me versionin e trysnisë që ka ushtruar Ilir Meta. “është totalisht qesharake dhe se kuptoj që vini këtu sot si një shumicë e shpartalluar dhe s’keni dinjitetin të mbroni punën që keni bërë se iu shiti Rama në tregun e koalicionit” tha ia këtë të enjte në parlament.

Mes disa versioneve që qarkullojnë për ndryshimet në qeveri, se ato janë të ndikuara nga protesta e PD apo kërcënimi me bojkot, nëse ato janë kërkuar nga faktori ndërkombëtar, Blushi ka mbrojtur hipotezën se ato janë bërë për shkak të LSI-së: “Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën, kaq e thjeshtë paguhet një taksë te Meta, nuk është një parti mbi Shqipërinë, janë dy parti, taksa e Metës për Rilindjen solli heqjen e Tahirit, Iliri hoqi Saimirin” këmbënguli kreu i LIBRA.

Dhe pasi këmbënguli për arsyen e vërtetë të shkarkimit të ministrit të brendëshëm, Blushi nuk nguroi të tallet edhe me argumentin absurd që dha Rama për ndryshimet në qeveri, sepse ato duheshin bërë për hir të fushatës elektorale.

“Pse u ndryshua qeveria? Duke pranuar sic ndodh në gjithë botën, qeveritë ndryshojnë kur dështojnë, kur dështojnë reformat, s’ka vende pune, rritet korrupsioni, kur vendi kanabizohet dhe rendi cënohet.

Rama këtë rradhë s’e tha këtë gjë. Ai do hyjë në folklorin otoman të Shqipërisë që shpiku një standart të ri.

Po i shakarkoj tha se kanë punuar shumë mirë, po i shkarkoj se kanë punuar shumë, është totalisht qesharake…” ngulmoi Blushi.

I gjithë insistimi i Ben Blushit për ti shpjeguar lëvizjet e fundit të ministrave me pazarin e Metës, përpos bindjes së tij për arsyet e vërteta, dhidhet edhe me një shantazh në gjirin e partisë së tij të vjetër. Prej disa ditësh tek 4 të shkarkuarit dhe te klanet pranë tyre p0o kristalizohet ideja se kryeministri i shiti kokat e tyre në një Pazar me aleatin politik. Dhe ish kundërshtari i vjetër i Ramës nuk mund ta linte t’I shpëtonte rasti t’I hidhte pak benzinë zjarrit, që sapo ka filluar të ndizet brenda Rilindjes.

Please follow and like us: