Albspirit

Media/News/Publishing

“Buzëkuq, rimel …”, fjalët e Blushit që acaruan Metën dhe replika në Kuvend

Deklarata e deputetit Ben Blushi, në seancën e sotme plenare, duket se nuk i ka pëlqyer kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Ky i fundit është hedhur menjëherë në sulm, pas fjalës së Blushit, i cili e cilësoi largimin e Saimir Tahirit si taksë të Metës për vijimin e koalicionit.

Meta tha se ka ndërhyrë te Rama që Blushi të bëhej ministër, por pas kësaj deklarate, sipas tij, më mirë që nuk është bërë.

“Faleminderit për këtë fjalim historik. Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politikan i ri, i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot, nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër. Por ndoshta mirë është bërë, që nuk u bëre Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë. Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet”, tha Meta.

“Hoqi një buzëkuq, vuri një rimel”, me këto fjalë e komentoi Blushi lëvizjen e ministrave të kabinetit Rama, për të thënë më pas se kjo ishte taksa e koalicionit, dhe se Rama i shiti të tijtë në tregun e koalicionit. Pikërisht kjo deklaratë ka nxitur edhe reagimin e ashpër të Metës.

Please follow and like us: