Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët e Kuvendit shpenzuan 640 milionë lekë në 2016 në udhëtime, hotele e dieta

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.

Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Memo-ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit, ditën e enjte.

Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”, – thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.

Parashikimi 2017
Po cilat janë parashikimet në këtë drejtim për vitin 2017? Në relacionin që Albana Shtylla i dërgon Byrosë së Kuvendit për buxhetin e vitit 2017, thuhet se kjo shifër do të arrijë deri në 570 milionë lekë të vjetra.

Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (bileta, hotel, dieta) janë detajuar në vlerën totale prej 57 milionë lekësh. Shpenzime për pritje dhe përcjellje e të tjera protokollare është parashikuar 16.5 milionë lekë” – thuhet në relacion.

Kursimet
Kuvendi thotë se gjatë vitit 2016 ka kursyet nga fondi i pagave. “Mosrealizimi i fondeve të pagave për programin legjislativ vjen për shkak se numri faktik i deputetëve ishte 138 nga 140 për të cilët janë planifikuar pagat (Klosi dhe Rama marrin paga si ministër dhe kryeministër), janë ndaluar si penalitet për mospjesëmarrjen në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

Nuk është plotësuar struktura me një këshilltar grupi parlamentar si dhe me 14 punonjës të zyrave zgjedhore, që për shkak të mospërgjigjes nga strukturat vendore për hapësira, nuk është bërë e mundur hapja e të gjitha zyrave dhe punësimi i planifikuar.

Sa më sipër, nga analizat e bëra në institucion, janë kryer për tu përdorur në sektorë të tjerë 42 milionë lekë nga fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore”, – thuhet në raport.

Shpenzime për udhëtim dhe dieta sipas viteve
2012 21 milion lekë
2013 25 milion lekë
2014 32 milion lekë
2015 45 milion lekë
2016 64 milion lekë

Please follow and like us: