Donald Lu: Shoh që po vijnë gjëra të mira për shqiptarët, viti 2017 do të jetë…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është shprehur optimist se ky vit do të jetë pozitiv për Shqipërinë.
Sipas ambasadorit Lu, reforma në drejtësi do të përmirësojë edhe klimën e biznesit në vendin tonë.
“Jam realist, shoh që po vijnë gjëra të mira për shqiptarët. 2017 do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Reforma në drejtësi do të transformojë klimën e biznesit. Byroja e Hetimit do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta”, është shprehur ambasadori Lu.
Këto deklarata, Donald Lu i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Please follow and like us: