Holandezët votuan dhe Evropa po merr frymë e lehtësuar
Holandezët refuzuan t’ia jepnin votën populistit të djathtë Geert Wilders. Në BE shumë e shohin këtë si një fillim të mirë për supervitin e zgjedhjeve në Evropë.
Evropa po merr frymë e lehtësuar. Populisti i djathtë Geert Wilders nuk doli fitues në zgjedhjet në Holandë, por ai nuk do të zhduket nga skena politike.
Për muaj të tërë politikani 53-vjeçar bëri fushatë me parulla kundër fesë islame, emigrantëve dhe BE-së. Tani partia e tij ka fituar rreth 13 për qind të votave.
Fituese e qartë në zgjedhje është partia liberale e djathë VVD e kryeministrit Mark Rutte. Ai përftoi për shkak të qëndrimit të vendosur në krizën e ditëve të fundit me Turqinë.
Por Rutte duhet të gjejë tani partnerë të rinj koalicioni, sepse Partia Social-Demokrate pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj dhe ka humbur më tepër se 75%.
Fragmentimi i peizazhit politik holandez u thellua në këto zgjedhje edhe më tej. Për këtë arsye ka gjasa që për të formuar qeverinë e ardhshme do të jenë të nevojshme katër parti.