Albspirit

Media/News/Publishing

A ishin zgjedhjet në Holandë një provë për populizmin global?

Në Holandë sondazhet duket se kishin parashikuar saktë. “Partia Popullore për Liri dhe Demokraci” e Mark Rutte fitoi zgjedhjet, edhe pse më e dobët nga ç’ishte në mandatin që mbylli, kurse “Partia për Liri” e Geert Wilders iu afrua me një diferencë vetëm prej 4 deputetësh për t’u bërë partia e dytë në vend.

Zgjedhjet parlamentare të Hollandës së ditës së djeshme do të tregonin nëse, një valë e djathtë populiste, sikurse Trump në SHBA apo Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, ishte në prag të përfshirjes së globit.

Edhe pse partia e Geert Wilders pa një rënie në sondazhe, pas përmbysjes që ndodhi në zgjedhjet amerikane, askush nuk do të habitej nëse edhe Wilders, me deklarata të ngjashme si të Trump, kundër myslimanizmit dhe pro kufinjve të mbyllur, do të fitonte zgjedhjet.

Kryeministri Mark Rutte para zgjedhjeve ishte shprehur se “kjo lëvizje populiste e djathtë është e gabuar dhe nuk duhet të mbështetet”. Rutte duket se e dha mesazhin, dhe një përmbysje e sondazheve si ajo që ndodhi në SHBA nodh vetëm atje, në SHBA.

Nga ana tjetër, në Francë partia e ekstremit të djathtë e Marie Le Pen gjithashtu po pëson rënie në sondazhe, rënie e cila reflektohet edhe në deklaratat jo aq të forta që Le Pen po bën, ndryshe nga si e nisi. Kujtojmë që në Francë u zhvilluan edhe protesta të dhunshme kundër propozimeve kundër BE që Le Pen propozon.

Edhe Theresa May në Britani nuk po kalon një periudhë të lehtë në aplikimin e Brexit. House of Lords ka kundërshtuar disa praktika të Brexit dy javët e fundit.

Duke marrë parasysh humbjen e Geert Wilders në Hollandë, rënien nga “favorit” të Le Pen në Francë dhe vështirësitë që lordët po i krijojnë Theresa May-t në Britani, kjo valë populiste e djathtë nuk mori efektin “domino” që pritej të merrte, pikërisht nëse Wilders në Hollandë fitonte zgjedhjet duke i hapur kështu rrugën edhe mbështetësve të kësaj lëvizje nëpër Europë. /LAPSI.AL/

Please follow and like us: