Kim Mehmeti në çadrën e PD: Një Shqipëri normale do na ndihmonte edhe ne
Në çadrën e opozitës mbrëmjen e sotme ka qenë i pranishëm edhe shkrimtari Kim Mehmeti.
Në fjalën e tij, Mehmeti tha se konsolidimi i shtetit Shqiptar do të ishte një ndihmë edhe për shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.
“Unë nuk jam njeri i foltoreve dhe mitingjeve, por jam njeri që më intereson Shqipëria. Ajo duhet të bëhet shtet normal dhe demokratik, shtet me parlament që të mos na turpërojë ne shqiptarëve të tjerë” – tha shkrimtari Kim Mehmeti.
Sipas tij, normalizimi i Shqipërisë do të sillte edhe një normalizim të marrëdhënieve me maqedonasit në vendin e tij.
“Kur të flasë Tirana do të dridhet Shkupi. Mirëpo maqedonasit duke e ditur se Shqipëria është kopësht kanabisi, ata janë komod ndaj nesh” – tha shkrimtari nga Maqedonia.