Albspirit

Media/News/Publishing

Kryetari i Gjykatës Administrative shmang shortin

 

Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, Eriol Roshi, shkel hapur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pjesëmarrje në kuotën 50 % në proçesin e ndarjes se dosjeve për gjykim në institucionin që drejton.

Emisioni Investigativ ‘BOOM’ sjell faktet në lidhje me këtë abuzim të rëndë, ku konstatohet se në 116 shorte të hedhura për 6 muajt e fundit, kryetari Roshi nuk ka marrë pjesë në 44 prej tyre, duke rezultuar me 0 dosje, duke ulur kështu ngarkesën e tij të punës në mënyrë fiktive.

Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë, Eriol Roshi, ka shkelur hapur kuotën detyruese për pjesëmarrjen e tij në shqyrtimin e dosjeve në institucionin që drejton, duke pakësuar ngarkesën e punës në mënyrë abuzive.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për proçeduarat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore, në nenin 4 pika 2, cilësohet  që “Kryetari i Gjykatës merr një ngarkesë pune jo më pak se 50 % të ngarkesës së çdo gjyqtari, në varësi të madhësisë së gjykatës dhe ngarkesës së saj”.

 

E thënë ndryshe, nëse 63 dosje duhet të ndahen nga shorti mes 11 gjyqtarësh, 10 gjyqtarë duhet të marrin nga 6 dosje, ndërsa kryetari i Gjykatës duhet të marrë 3.

Nga vëzhgimi që emisioni investigativ “BOOM” ka bërë në rubrikën shorte në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, rezulton se nga shtatori i vitit 2016 deri në mars 2017, nga 116 shorte të zhvilluara në 44 prej tyre kryetari i kësaj gjykate ka 0 dosje të përcaktuara nga shorti për tu ndjekur nga ana e tij, në shkelje të hapur të vendimit të KLD-së.

Më konkretisht në shortin e 1 shtatorit 2016 numri i çështjeve është 348, por kryetari Roshi nuk ka asnjë dosje për të gjykuar, ndryshe nga sa ndodh në shortet me numër të ulët dosjesh, si ai i datës 22 dhjetor 2016 ku numri total i dosjeve në short është 21 dhe kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, rezulton vetëm me një dosje për të shqyrtuar, duke tejkaluar kështu kërkesën për pjesëmarrje 50 %./Oranews

Please follow and like us: