Kuvendi voton sot shkarkimin e drejtores së AMF-së, pritet qëndrimi i LSI-së
Kuvendi do të votojë sot për shkarkimin e drejtores së AMF-së, Enkeleda Shehi.
Projektvendimi për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka ardhur pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e LSI-së votuan kundër.
Dy deputet e LSI, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica votuan kundër sepse sipas tyre, nuk ka material mjaftueshëm për të marrë vendimin e shkarkimit.
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Shehi.
Në relacion bordi rendiste edhe një sërë provash ku pretendohet se Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në departamente.