A mundet një shtetas amerikan të humbasë shtetësinë për shkak të udhëtimeve të shumta jashtë Amerikës?
Rubrika “Çeshtje të Emigracionit”:Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve lidhur me shtetësinë amerikane.
Pyetje: Unë jam me green card prej 6 vjetësh tashmë. Tani sapo mora pasaportën amerikane. Sa gjatë mund të qëndroj në Kosovë pa vënë në rrezik statusin tim si shtetas amerikan?
DC
Chicago
Përgjigje: Ju jeni shtetas amerikan nëpërmes natyralizimit. Ju mund të udhëtoni jashtë Amerikës sa herë të dëshironi dhe sa gjatë të dëshironi. Ju mund të qëndroni përfundimisht në Kosovë dhe kjo nuk do të ndikonte në statusin tuaj si shtetas amerikan. Ndryshe nga rezidentët amerikan(ata me green card) shtetasve nuk u kërkohet të mbajnë rezidencën e tyre në SHBA. Të humbasë shtetësinë amerikane personi duhet ta dorëzojë atë vullnetarisht dhe qëllimisht në ambasadën amerikane jashtë (dmth ku personi ndodhet) Pastaj kjo duhet të aprovohet nga Departamenti i Shtetit. Jetesa në një shtet tjetër nuk mund të quhet braktisje formale e shtetësisë.
A mundet që qeveria amerikane të deportojë një shtetas amerikan për kryerjen e një krimi?
Anonim
Përgjigje: Qeveria nuk mund të deportojë një shtetas amerikan të (natyralizuar). Që të deportojë atë , sëpari duhet ta denatyralizojë, dmth t’i heqë shtetësinë. Qeveria mund ta denatyralizojë qytetarin vetëm për akte të kryera para natyralizimit. Arsyeja më e zakonshme për denatyralizim është që shtetasi të ketë mashtruar në dokumentat e aplikimit për shtetësi. Nëse personi ka gënjyer në lidhje me rekordin e tij kriminal, për të evituar mohimin e shtetësisë, atëhere qeveria do ta deportonte me t’u hequr shtetësia amerikane. Aktet e kryera pasi personi është bërë shtetas amerikan, madje edhe krime të rënda,nuk ia heqin statusin e shtetësisë amerikane. Çdo shtetas amerikan e humbet shtetësinë në rastet kur i bashkohet një qeverie të huaj , ose vihet në sherbim të ushtrisë së një vendi tjetër.
Miku im u deportua 4 vjet më parë. Nëna e tij thotë se ai është shtetas amerikan. A mundet ai të kthehet në SHBA? Ajo thotë që ai u bë shtetas kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo ka prova. Kur ai kishte seancën e dëgjimit, djali nuk e dinte që ishte shtetas amerikan dhe kjo cështje nuk qe ngritur fare,dhe as që ishte ishte përmendur fare.
BR
Stamford CT
Përgjigje: Nëse miku juaj është shtetas amerikan, ai mund të aplikojë për pasaportën amerikane edhe edhe pse është deportuar kjo nuk do të ketë asnjë efekt në kërkesën për pasaportën. Nëse merr pasaportën ai atëhere mund të kthehet në SHBA .Ndonjëherë emigrantët bëhen shtetas në moshë të njomë, nëpërmjet prindit,pa e ditur këtë fakt, veçanërisht kur braktisen nga njëri prej prindërve.
Pyetje: Unë kam udhëtuar shumë që kurse kam marrë green card. A jam i ligjshëm për shtetësi?
Toni
Bronx, NY.
Përgjigje: Që të bëhesh shtetas amerikan duhet të kalosh gjysmën e kohës, dmth gjysmën e 5 vjetëve fizikisht në mënyrë të vazhdushme në SHBA. Numërimi i viteve nga Emigracioni fillon që nga dita që merret aplikimi juaj. Udhëtimet më pak se 6 muaj në vit nuk do të jenë problem, por ato më shumë se 6 muaj mund të ngrenë dyshime nëse do ta mbani rezidencën tuaj këtu apo jo. Mund të lindë pyetja: Do vazhdoni të jetoni në SHBA, si vendbanimi juaj primar ose jo.
Pyetje: Sa vjeç duhet të jesh për t’u bërë shtetas amerikan?
Të aplikosh për shtetësi amerikane duhet të jesh sëpaku 18 vjeç. Nëse nuk je ende 18 vjeç mund ta marrësh shtetësinë përmes prindit.
Procesi i marrjes së vizës ndërkohë që ndodhesh në SHBA
“Burri im ishte inxhiner i suksesshëm në Shqipëri. Një mik i tij i vjetër drejton një kompani të madhe në SHBA. Ai dëshiron të sponsorizojë burrin tim për vizë punësimi. Unë aplikova për azil dhe po pres për intervistë. Kam vënë edhe burrin në aplikim. A është e mundur që të kalojnë në proces të dy aplikimet?
Ne kemi leje të qëndrojmë në Amerikë deri në Korrik 2017.
DA
Hartsdale, NY”
Përgjigje: Është e mundur që të bëhen dy aplikime njëherësh dhe aplikimi për azil nuk do të ketë asnjë efekt në aplikimin për punësim. Të gjithë aplikimet për azil janë konfidenciale. Nëqoftëse E3 aprovohet, aplikimi për azil mund të tërhiqet. Burri juaj duhet të tregojë evidenca të hyrjes së tij në Amerikë, statusi i tanishëm i emigracionit , pjestarët e familjes, shkollimi, dhe punët e mëparshme që ka bërë. Punëdhënësi është përgjegjës para Emigracionit për raportimin e gjithë informacionit për burrin tuaj.
Kërkesa duhet bërë me certefikatën e punës(LCA) nga Departamenti i Punës, ose me të gjithë dokumentacionin që vërteton që emigranti kualifikohet për një nga vendet e punës. Certefikata e punës duhet të dëshmojë që nuk ka në mënyrë të mjaftushme punëtorë amerikanë që janë në gjendje, dhe që kanë dëshirë për të marrë pozicionin e punës që i është ofruar burrit tuaj në kohën dhe vendin ku do të punësohet ai, si edhe paga dhe konditat e punës do jenë të njejta me ato të shtetasve amerikanë. Aplikimi për certefikatën e punës bëhet në formularin ETA-9089. Punëdhënësi duhet të provojë që është në gjendje t’i japë të punësuarit rrogën e ofruar. Punëdhënësi duhet të paraqesë evidencë në formën e raportit vjetor, taksave federale etj. Nëse bisnesmeni amerikan punëson 100 apo më shumë punëtorë ai duhet të dorëzojë një deklaratë që vërteton se është në gjendje t’u paguajë rrogat. Nëse aplikimi aprovohet njerëzit e familjes marrin status derivat. Paçi fat!
Ka ende tema të tjera që sillen përreth shtetësisë amerikane dhe vizës së punësimit të cilave ne do t’u adresohemi në të ardhmen në rubrikën tonë. Nëse lexuesit tanë kërkojnë të dijnë më shumë për procesin e natyralizimit dhe të shohin pyetje për shtetësinë, ju lutem vizitoni website te USCIS në adresën www.USCIS.gov
Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar vecanërisht emigrantët e rinj që të aftësohen të kërkojnë ndihmë në mënyrë tëpavarur. Faleminderit për pyetjet që na adresoni dhe ne kemi qëllim që t’u përgjigjimi sa më shumë prej tyre. Adresa jonë via e-mail ku të dërgoni pyetjet tuaja është kieranboth@verizon.net