Ndjehuni të lira këtë pranverë
Tendenca e modës për flokët për pranverë/verë 2017 kërkon një pamje rebele, të pakrehur dhe të shpupurisura, me ngjyra të frymëzuara nga nuancat tropikale të xhunglës.
Protagonistja kryesore është ngjyra, por ja cilat janë tendencat e stinës:
Ngjyra
Këtë stinë ngjyra dhe vetëm ngjyra. Ngjyra delikate të ndezura ose pastel duke filluar nga rozë, vjollcë, blu fine e madje edhe portokalli, të vendosura ose në të gjithë flokun ose vetëm në majat e tij. Të japin një pamje më personale, street style dhe është e modës.
Ngjyrat pastel
Të eksperimentosh me ngjyra jokonvencionale, mund t’i provoni të gjitha për të zbuluar “ngjyrën tuaj të vërtetë”. Të tilla janë për shembull: Hypnotic Magenta, Pink Sorbet, Sunset Coral, Eletric Violet, Navy Blue, Carribean Blue, Iced Mint, Crystal Clear. Ngjyrat mund të përzjehen për të patur ngjyrë të personalizuar.
Shag Rock Cut
Prerja rebele është mjaft në modë edhe në sfilata, dhe shpesh shoqërohet me një baluke që këtë sezon do të ketë bumin e saj. Kjo prerje, e frymëzuar nga bandat e rrokut të viteve ’70- ’80, parashikon një shkallëzim të thellë në të gjithë gjatësinë e flokut.
Va Va Volume
Stili i bukur voluminoz Va Va Volume është kthyer fuqishëm sezonin e ri, siç dhe e kanë treguar sfilatat e Javës së Modës në Londër. Një krehje e butë e stilit të viteve ’70, diskrete dhe voluminoze me onde natyrale.
Përfitimet e balukeve
Në këtë stinë rikthehet balukja. Në veçanti, do të jenë protagonistë dy versione komplet të kundërta: ajo e frymëzuar nga vitet ’60, shumë voluminoze dhe e gjatë deri mbi vetull, dhe ajo shumë e shkurtër dhe e plotë, shpesh e prerë drejt nga cepi në cep.