Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë shkrimtarët e përzgjedhur për rezidencën letrare “Prishtina nuk ka lum”

Qendra Multimedia në bashkëpunim me TRADUKI-në dhe Goethe Insitut-in ka përzgjedhur pesë artistë për rezidencën letrare “Prishtina nuk ka lum” 2017.

Shkrimtarët e përzgjedhur, siç transmeton KultPlus, janë: Luljeta Lleshanaku nga Shqipëria, Dinko Telecan nga Kroacia, Peter Wawerzinek nga Gjermania, Ekaterina Petrova nga Bullgaria dhe Iva Brdar nga Serbia.

Artistët e parë që do të vijnë në Prishtinë për rezidencën letrare “Prishtina nuk ka lum” 2017, janë Ekaterina Petrova dhe Dinko Telecan në muajin maj, dhe pas tyre në muajin qershor do të vijë Luljeta Lleshanaku nga Shqipëria. Artistët e përzgjedhur do të qëndrojnë në Prishtinë për një muaj dhe përveç bursës që do ta kenë, do t’ia prezantojnë punën e tyre audiencës së Prishtinës.

Luljeta Lleshanaku është një autore dhe përkthyese nga Tirana, Shqipëria. Ajo ka studiuar Gjuhë dhe Letërsinë në Tiranë dhe shkrim kreativ në North Carolina.

Dinko Telecan ka lindur në vitin 1974 në Zagreb dhe ka studiuar Filozofinë.

Peter Wawerzinek ka lindur në ish Gjermaninë Lindore dhe është anëtar i PEN – në Gjermani.

Ekaterina Petrova ka lindur në Sofje të Bullgarisë në vitin 1980. Ajo është diplomuar në shkollën Amerikane në Kuvajt, dhe pastaj ka përfunduar Bachelor në Studime Internacionale dhe Gjermane në Macalester College në Minesota.

Iva Brdar është nga Serbia. Ajo ka studiuar Dramaturgji të filmit dhe teatrit dhe Artin dhe Mediat në Beograd.

letrare “Prishtina nuk ka lum” është e financuar nga TRADUKI dhe Goethe Institut dhe e implementuar nga Qendra Multimedia.

Please follow and like us: