Sali Berisha: Edi Rama shporru!
“Edi Rama ik, largohu, shporru”.
Ky ishte mesazhi i ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot, në “çadrën e lirisë”.
Në parlamentin e lirisë ai u shpreh se Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që dha në fushatë.
Sipas Berishës Edi Rama kur ishte në krye të Bashkisë kishte të drejtë të mbrohej nga Garda, por ai atëherë mbrohej nga bandat të cilat në i arrestuam dhe tani ai i liron nga burgu.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha
“E quajmë revolucion, sepse çdo revolucion çmonton një sistem, një rend! Cili është sistemi i vendosur këto katër vite nga Edi Rama? Nga çdo anë që ta shohësh, është një kub me faqe të zezë! Të gjitha faqet e tij nxijnë më shumë!
Edi Rama katër vjet më parë qarkoi rrugët me premtime të padëgjuara ndonjë herë. U premtoi shëndetësi falas, por sot paguajnë 40% më shumë për të.
U premtoi lehtësim të kafshatës së gojës, heqjen e TVSH për ushqimet bazë. Sot shqiptarët i marrin ato së paku 15-20% më shtrenjtë sesa i merrnin katër vite më parë!
U premtoi 300 mijë vende pune, përzuri nga Shqipëria 200 mijë shqiptarë dhe i instaloi në kampet e refugjatëve në mbarë Evropën!
I premtoi shqiptarëve se do t’ua heqë TVSH e korrentit, sot të gjithë jeni këtu dhe 90% e shqiptarëve paguajnë 25% më shtrenjtë sesa konsumojnë!
U premtoi rrogën e 13, por jo që s’e dha, ua bllokoi!
U premtoi edhe pensionistëve se do t’u barazojë pensionet me pushtetin, sot çdo fermer merr më pak se ç’merrte për shkak të inflacionit.
Premtoi se nuk janë rrugë këto që janë ndërtuar, por nuk ka ndërtuar asnjë km rrugë!
U premtoi fermerëve se ju do të merrni naftën 500 deri në 550 lekë më lirë se më parë, por sot ata e marrin 300 lekë më shtrenjtë se fermerët gjermanë e italianë.
Po ju pyes: A është zezë, faqja e tij para shqiptarëve për mashtrimet që bëri?!
Le të shohim pak, le të marrim pak faqen tjetër sesi nxijnë me radhë.
Edi Rama është një burracak e frikacak! Gjatë 11 viteve në pushtet, pavarësisht se kush ishte në pushtet, atij I takonte me ligj, mbrojtja nga Garda e Republikës. Por mbrohej nga banda që u jepte lejet, si Hakmarrja për Drejtësi, e Dritan Dajtit e dhjetëra të tjerave.
Edhe si kryeministër vazhdoi si skllav i bandave.
Po ju pyes: Lushnja ishte më mirë kur qeverisej nga Aldo Bare dhe priteshin koka e luhej futboll apo pas arrestimit? Periferia e Tiranës ishte më mirë kur ligji e bënte Nehat Kulla apo pas arrestimit të tij?
Po Durrësi, para apo pas arrestimit të Lul Berishës? Po Tirana, më mirë para apo pas arrestimit të hakmarrjes për Drejtësi?
U arrestuan këto banda dhe vendi u bë më i sigurtë, u anëtarësua në NATO dhe iu dha liberalizimi I vizave.
Çfarë bëri Edi Rama? I liroi një nga një se është skllav i tyre, ka ndarë krimet me ta, ka ndarë paratë me ta dhe nuk shkëputet dot kurrë prej tyre?
Ishte më mirë parlamenti kur nuk kishte vrasës , trafikantë të vajzave shqiptarëve, hajdutë xhepash apo sot kur e ka mbushur me ta?
Ai duhet të merret prej leckash një minutë e më parë. Ai u premtoi shqiptarëve se do të ketë punësim, do të ketë mirëqënies. Kur kanë qënë vrasjet dhe vetëvrasjet më shumë se sot? Kurrë nuk ka pasur vrasje kafshate si sot, në kohën e tij, ndërsa vetë zhgërryhet në sarajet e Surreslit ndërtuar mbi bazën e krimit!
Ai banon në një vilë 57 m të gjatë për të cilën bashkëshortja e tij u tha shqiptarëve se e ka ndërtuar me parët e librit, Kurbanit. Pyeni një autor nëse me forcën e librit ka fituar gjysmën e vlerës së asaj vile dhe unë po ia fal gjithë të tjerat.
Edi Rama është pjellë e krimit. Merrni pallatin e tij 5-katësh pa asnjë faturë!
Arrestoi dymijë shqiptarë se nuk kishin paguar 200 kilovat kurse vetë për pallatin 5-katësh nuk ka asnjë faturë. Bashkëshortjja e tij thotë se janë para gjaku, amplifikon vëllanë e saj, por jua them unë që është i shoqi saj që e ka ndërtuar duke gjobitur ndërtuesit e Tiranës.
Edi Rama nuk ka legjitimitet! Shikoni çfarë bëri për CEZ-in. Ia kamë thënë: 35 vjet burg do kesh vetëm për CEZ-in.
Nuk ngopet kurrë!
Para tre vitesh i thonë miqtë e tij, Beqjes: o ta pësosh shumë keq këtë që po bën, o ti. Ai i thotë: Unë çdo gjë e bëj me urdhër të Edi Ramës!
Po ç’punë ka Kryeministri me bankat private? Ka vetëm një, për të larë paratë e pista!
Tre vjet u mor me lojërat e fatit. Këto do t’i zhduk tha, do t’i qëroj. Nuk do të qajnë më nënat për djemtë që lënë paratë në to, djemtë e tyre. Jua them unë se lojërat e fatit janë shumëfishuar. Vetëm në plazhin e Durrësit ishin 6 njësi, sot janë 56 njesi! Pse, sepse Olsi, vëlla Olsi, një trafikant Olsi që shumë shpejt do t’ia përplasin në fytyrë dokumentat, do të behët kontrollori I përgjithshëm I lojërave të fatit në Shqipëri me një tender të fituar kundër ligjit por banka një bankë të regjistruar offshore ku mund t’I çojë paratë e pista në bankat e offshore, në hapësirat virtuale.
Rama bën mirë të ikë.
Kur të zbuluan videon e Eskobarit ku ti bëje orgji në hotelin e tij, nuk mund të shkarkosh ministrat e tua që janë peng i Eskobarit me video!
Nuk mund të shkarkosh ti Lindita Nikollën, që me pamjen ëngjëllore ngriti vilën prej miliona dollarësh me paratë e fëmijëve shqiptarëve.
Nuk mund të shkarkosh ti Madam Striptizën, që në vend të hedhë në gjyq gazetën greke, përgjijet me Theçerin, kurse kjo tjetra përgjigjet me Vetingun.
E vërteta vonon, por ajo del diku. Një e vërtetë e madhe po del sot si drita e diellit para shqiptarëve e do të dalë edhe më shumë: Në vitin 2013, presidenti Nishani thirri të gjitha forcat politike për të bërë reformën në drejtësi. Për t’i nxitur. Çfarë ndodhi?
Menjëhërë reformën e mori Edi Rama në dorë dhe akti i parë, përjashtoi opozitën! Çuditërisht, në krah të Edi Ramës, u rreshtuan edhe Guvernatorja, edhe në njëfarë mënyrë, më pak, ambasadori Lu, me deklarat të njëpasnjëshme, aq sa u detyrova t’I them se me këto deklarata po çon drejt stabilizimit, Shqipërinë!
Edi Rama ik, largohu, shporru”.