Albspirit

Media/News/Publishing

Senatorët amerikanë, letër urgjente Sekretarit të Shtetit: Reforma në drejtësi kontradiktore, i jep kontroll kryeministrit

Gjashtë senatorë amerikanë kanë njoftuar me anë të një letre Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson për situatën e tensionuar në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në letrën e firmosur edhe nga senatori Ted Cruz, rivali që u mposht nga Donald Trump në garën brenda Partisë Republikane, thuhet se Soros me fonde nga USAID ka krijuar në Shqipëri një “dokument kontraditor për reformën në drejtësi që besohet se i jep kryeministrit kontroll mbi sistemin”.

Në letër flitet gjithashtu për rritjen e korrupsionit qeveritar dhe rritjen e fuqisë së grupeve kriminale në Shqipëri, në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare.

“Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra është firmosur nga senatorët Ted Cruz, Michael S. Lee, James M. Inhofe, Thom Tills, David A. Perdue dhe Bill Cassidy.

Please follow and like us: