Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA fusin Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore që pastrojnë para/Ja kanalet kryesore

Departameti Amerikan i Shtetit: Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marihuanë, kryesisht për përdorim europian, dhe është një vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer si një portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Të ardhurat e paligjshme mund të pastrohen lehtë…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Serbinë në listën e fundit të shteteve kryesore që pastrojnë para në botë, teksa institucionet e tyre financiare janë të përfshirë në transaksionet në valutë, që përfshijnë të ardhurat të konsiderueshme nga trafiku i drogës.

Raporti është botuar në 14 mars nga Zyra për Çështjet e Narkotikut  Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit, të Departametit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe titullohet “Raporti i Strategjisë për Kontrollin e Narkotikëve- Pastrimi i parasë dhe Krimet Financiare”.

Të tre vendet e Ballkanit janë identifikuar si pjesë e një rruge për trafikun ndërkombëtar të drogës, por jo si prodhuese të mëdha të drogës.

“Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm burimi për marihuanë, si dhe një rrugë tranzite për kokainë dhe heroinë e destinuar për tregjet evropiane,” janë pretendimet e raportit.

Për Shqipërinë raporti thotë se nuk është një qendër rajonale financiare apo qendër e parajsave fiskale. Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Shqipëria ka një ekonomi të madhe në cash dhe të sektorit informal, me prurje të mëdha të parave nga jashtë në formën e remitancave. Të ardhurat më të mëdha të gjeneruara nga krimi në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallra të kontrabanduara, dhe kontrabanda është lehtësuar nga kontrollet e dobëta kufitare dhe procedurat doganore. Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marihuanë, kryesisht për përdorim europian, dhe është një vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer si një portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Shqipëria shërben si një bazë e operacioneve rajonale për organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme mund të pastrohen lehtë, tha raporti.

Pasuritë e paluajtshme (veçanërisht në zonat bregdetare), projektet e zhvillimit të biznesit, dhe të lojrave të fatit janë ndër metodat më të popullarizuara për të fshehur të ardhurat e paligjshme. Ligjvënësit njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten kryesisht të paefektshëm për të bërë këtë. Policia e Shtetit ka një njësi të dedikuar Krimit Ekonomik, që bën përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave, ndërsa policia dhe prokurorët vazhdojnë të trajnohen në këtë temë. Ka nevojë për bashkëpunim më të mirë mes policisë dhe prokurorët.

Raporti shton se ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të arrestimeve dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, ka pasur edhe raporte të rritjes së kultivimit të kanabisit brenda vendit. Megjithatë, me përjashtim të marihuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jetë i përhapur.

Ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë miratoi reforma të kodit penal dhe ndryshime legjislative në 2012 përpjekjet e zbatimit kanë qenë të dobëta. Pavarësisht nga një numër i konsiderueshëm i hetimeve të pastrimit të parave, numri i ndjekjeve penale të pastrimit të parave mbetet i ulët. Deri në mes të vitit 2016 katër raste të pastrimit të parave janë referuar në gjykatë për ndjekje, ndërsa shtatë të pandehur janë dënuar për veprën. Në vitin 2016 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka punësuar një ekspert të tretë për të ndihmuar në hetimin e rasteve.

Sipas raportit, shtetet kryesore që kanë pastruar para në vitin 2016 janë:

Afghanistan, Albania, Algeria, Antigua and Barbuda, Argentina, Aruba, Azerbaijan, Bahamas, Barbados, Belize, Benin, Bolivia, Bosnia and Herzegovina, Brazil, British Virgin Islands, Burma, Cabo Verde, Cambodia, Canada, Cayman Islands, China, Colombia, Costa Rica, Cuba, Curacao,  Dominica, Dominican Republic, Ecuador, Egypt, El Salvador, Georgia, Ghana, Grenada, Guatemala, Guinea-Bissau, Guyana, Haiti, Honduras, Hong Kong, India, Indonesia, Iran, Iraq, Italy, Jamaica, Kazakhstan, Kenya, Kyrgyz Republic, Laos, Lebanon, Liberia, Malaysia, Mexico, Morocco, Netherlands, Nicaragua, Nigeria, North Korea, Pakistan, Panama, Paraguay, Peru, Philippines, Portugal, Russia, Senegal, Serbia, Sint Maarten, South Africa, Spain, St. Kitts and Nevis, St. Lucia, St. Vincent and the Grenadines, Suriname, Tajikistan, Tanzania, Thailand, Timor-Leste, Trinidad and Tobago, Turkey, Turkmenistan, Ukraine, United Arab Emirates, United Kingdom, Uruguay, Uzbekistan, Venezuela, and Vietnam./Monitor

Please follow and like us: