Albspirit

Media/News/Publishing

I takon Metës të ndalë karuselin e çmendur

 

Carlo Alberto Rossi

Me gjithë tentativat e vazhdueshme të mediave te Rilindjes për të pohuar se koalicioni qeverisës është (ose është duke u) konfirmuar për legjislaturën e ardhshme, nëpërmjet përpunimeve komplekse të shenjave paralajmëruese të kohës, nga fluturimi i zogjve ose tek letrat tarot e deri tek falli ne filxhani e kafesë, nga silurimi i Manjanit tek ai i Tahirit situata nuk ka ndryshuar dhe Meta nuk vdiq në janar.

Fatkeqësisht për lexuesit dhe zgjedhësit, në politikën tonë ka dy kategori të mëdha protagonistësh, ata që mundohen të gjejnë në realitetin e gjërave ndonjë pikëmbështetje që t’u japë atyre të drejtë në diskutimet në kafene dhe që më së shumti veprojnë për inat, dhe ata që në të kundërt veprojnë me koherencë me një startegji të përcaktuar mbi bazën e një “morali politik”, i cili nuk duhet ngatërruar me moralin në përgjithësi, por që është ai që i kërkon një leaderi të vërtetë politik gjeste dhe sjellje konseguente dhe të shpjegueshme, të finalizuara me një rezultat të pranueshëm me bazën e vet politike

Të gjithë e dinë se Meta e Tahiri nuk e kanë dashur kurrë njëri-tjetrin, ashtu sikurse e dinë se Tahiri për Ramën përbënte një siklet të madh, por t’ia faturosh kërkesës së Metës largimin e Tahirit do të thotë ta konsiderosh Metën në nivelin e çfarëdo militanti poltik të që ulet në Bar Sport. Problemi i Metës qartësisht nuk ka qenë kurrë Tahiri, ashtu siç nuk kanë qenë Çuçi, Klosi, Beqaj dhe siç nuk do të jenë Xhafa, Shalsi, Xhaçka apo Manastirliu.

Meta ka ambicie legjitime dhe aftësi implementeuese të strategjive politike, por ka edhe një “moral politik” të cilin e ka treguar qartësisht në 2008, kur rrezikoi elimimimin e tij nga skena dhe, siç e ka treguar akoma më shumë, në stuhinë e reformës së kushtetuese në mes të korrikut.

Dhe Meta dëshiron ta qeverisë këtë vend, dhe për ta bërë këtë mund të sakrifikojë mikun apo bashkëpunëtorin, por gjithmonë sipas një logjike të “moralit politik” që ta çojnë ta maksimalizojë rolin e instrumentit politik që ka ndërtuar duke rrezikuar shpesh gjithçka për gjithçka.  Por për të qeverisur vendin, duhet që Sheti të ketë, dhe për të fituar një garë politike duhet që garë të ketë.

Dhe që shtet të ketë duhen institucione të administruara sipas rregullave të qarta, dhe që garë të ketë duhen një maxhorancë dhe një opozitë dhe zgjedhje të besueshme për të matur se kush ka fituar.

Ndonjë truk apo ndonjë manipulim aty-këtu.. mund edhe të tolerohen, por nuk mund të jenë e vetmja përmbajtje, i vetmi argument, e vetmja metodë. Dhe nëse loja bëhet ajo e partisë së vetme nuk mund të luhet me “qetësi e dashuri”.

Nga ana tjetër një bandë bashkëpunëtorësh vazhdon ta ngatërrojë vendin me pronën e vet private, dhe të arsyetojë me terma ekskluzivisht të dhunshëm, konflikti, përplasjeje politike, nënshtrimi, inferioriteti dhe sfide dhe provë për këtë është propozimi për emërimin e Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme, një provokim i pastër ndaj opozitës, një ftesë për të qëndruar në çadër, një tentativtë e vazhdueshme për manipulim pasi vetë Xhafa ka manipuluar dukshëm Reformën për Drejtësi, duke e bërë atë të pazbatueshme, por gjithmonë duke u përpjekur t’ia faturojë dëmin opozitës.

Një reformë kushtetuese, edhe e rëndësishe si Reforma për Drejtësi është diçka për të cilën mund të jetë e vështirë të gjendet një marrëveshje mes gjitha forcave politike, por si e tillë shtë diçka fakultative, mund të bëhet ose të mos bëhet, sipas kushteve politike, por në mënyrë të arsyeshme nuk mund të bëhet vetëm me maxhorancën. Atëherë Meta ka vlerësuar, sipas një “morali politik” të pranuar nga i gjithë perëndimi demokratik tek i cili ai frymëzohet qëkurse prej shumë vjetësh është deklaruar “eurosocialist” se një reformë e tillë që prek shtyllën themelore të organizmit të shtetit duhej të ishte konsensuale.

Dhe në këtë drejtim ka vepruar duke ruajtur (fatkeqësisht vetëm në dukje) kohezionin e hapësirës politike që përbën bazën e domosdoshme që të mund të ekzistojë një shtet demokratik . Të mendosh sot, siç duket se po bën Rama që Meta të mund të pranojë të shkojë në zgjedhje pa partinë kryesore të opozitës (gjë që nuk ndodhi as në vitin 2007 kur Rama pretendoi reformë në ligjin zgjedhor dhe pastaj i fitoi zgjedhjet që i festoi muaj vonesë), do të thotë të jesh skllav i miopisë tënde politike, ose të jesh i verbuar nga urretja e nga zemërimi për pushtetin që po të rrëshket nga duart. Sidoqoftë do të thotë të veprosh pa asnjë “moralitet politik” dhe do të thotë të mundohesh të përjashtosh nga shteti cilndo që nuk është bashkëpunëtor.

Këtu nuk po flasim për një sherr politik normal, këtu po vemë në diskutim ekzistencën e konceptit të shtetit demokratik perëndimor, pa të cilin nuk ka më kuptim të flasësh për Bashkimin Europian dhe as për Aleancën Atlatike. Alternativa, që ndoshta i pëqen Ramës, është vetëm Erdogan. Nata e republikës perëndimore ndërkohë po afrohet, në fakt e eklipsuar nga një fatwa e Ulemas Xhafa.

Në fakt pikërisht falë reformës së Edi Ramës (dhe e drejtuar nga Fatmir Xhafa dhe ekspertët e tij ligjorë) rendi institucional i shtetit shqiptar ka akoma edhe pak më shumë se një muaj legjitimitet juridik, pastaj do të jemi me Avokatin e Popullit, Gjykatën e Krimeve të Rënda, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Parlamentin, Qeverinë, Presidentin e Republikës. Të gjithë pra me mandat të skaduar dhe me Gjykatën Kushtetuese me shumë anëtarë të rënë dhe të pazëvendësur.

 

Tani, gjithmonë në emër të atij “moraliteti politik” i takon Metës të ndalë karuselin e çmendur, të rifillojë dialogun me opozitën për të ndërtuar zgjidhjen e një qeverie tranzitore që të lejojë zyrtarizmin e zgjedhjeve të vërteta, për të ringritur rendin institucional, përndryshe, përpara çadrës së Bashës do t’ia behin të gjithë ata që nuk kanë vizë. Por Meta nuk vdiq në janar. Meta nuk do të vdesë as në korrik/ Exit

Please follow and like us: