Tha se u përdhunua nga Leonard Bombaj, çfarë ka ndodhur sot me jetën e Ajsit
Të gjithë e kujtojnë vogëlushen e ëmbël të “Kripëmjaltëzave”, Ajsin, e cila ishte jo vetëm këngëtare e grupit të fëmijëve të Leonard Bombaj, por edhe një aktore e shkollës së artit “Sirea Film”, ku trajnohej për tu bërë aktore.
Po çfarë ka ndodhur me vogëlushen e asaj kohe dhe si ndryshoi jeta e saj pasi denoncoi Leonard Bombajn se e kishte përdhunuar në moshën 10-vjeçare?
Sot ajo është një zonjushë e vërtetë, një vajzë mjaft e këndshme që nuk ka hequr dorë nga arti. Tashmë 22-vjeç, Ajsi ka provuar veten në rolin e modeles, ndërsa ka pasur disa eksperienca në këtë fushë. Teksa ka marrë pjesë në disa fushata promovuese e ka pozuar për fotografë të ndryshëm, bukuroshja është shfaqur edhe në një film, të titulluar “Jeto Ndryshe”.
Edhe pse ka preferuar të qëndrojë në hije, aktorja e re nuk ka arritur t’i qëndrojë larg ekranit. Kohë më parë, ajo ishte një nga prezantueset e “Agon Channel”, ku shfaqej çdo javë përkrah Endrik Bebës në një emision.