Theresa May i thotë “Jo” referendumit të Skocisë
Kryeministrja Theresa May u ka thënë nacionalistëve skocezë se nuk mund ta kenë një referendum të dytë të pavarësisë deri pas Brexit-it. Ajo tha: “Tani nuk është momenti”. Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, lidere e SNP-së, ka bërë të ditur planet për një referendum të dytë për t’u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar. Sturegon tha se dëshiron që votimet të mbahen mes vjeshtës 2018 dhe pranverës 2019 – kurse Mbretëria e Bashkuar nuk ka gjasa që të dalë nga BE-ja deri në fund të 2019. Refuzimi i May e vendos qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në një përplasje me administratën skoceze të udhëhequr nga Sturgeon.
Please follow and like us: