Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Jam i sigurt që Nishani nuk do ta dekretojë Fatmir Xhafajn

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i sigurtë që Presidenti Bujar Nishani nuk do të dekretojë Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Duke folur për emërimet e reja në qeveri, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij në këtë drejtim. Kjo referuar akuzave të opozitës ndaj Xhafaj se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist.

“Jam i sigurt se Presidenti  do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.

Please follow and like us: