Ende asnjë provë për përgjimet ndaj presidentit Trump
Të zgjedhurit e specializuar në shërbimet sekrete në Kongresin amerikan konfirmuan sot se nuk dispononin prova për akuzat e përgjimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër paraardhësit të tij, Barack Obama.
“Ne nuk kemi asnjë provë që kjo gjë të ketë ndodhur”, deklaroi Devin Nunes, presidenti republikan i Komisionit të shërbimit sekret të Dhomës së Përfaqësuesve, që heton për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në fushatën presidenciale amerikane.
Në bazë të diskutimeve që ka pasur për këtë çështje, Nunes ka raportuar se nuk mendonte se kishte pasur një përgjim real në Trump Tower, në Nju Jork, ku banonte Donald Trump para zgjedhjeve.
Please follow and like us: