Albspirit

Media/News/Publishing

Këta janë dy personat që rrahën gazetarin Elvi Fundo

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga një kamerë sigurie ku shfaqen dy personat që kanë sulmuar gazetarin Elvi Fundo para dy javësh. Ngjarja ndodhi më 8 mars, në rrugën “Asim Vokshi”. Ata shfaqen duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e dy shtetasve, të cilët më datë 08.03.2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobuzave, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. F., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.” – thuhet në njoftimin e policisë e cila garanton ruajtjen e anonimatit për atë që jep informacion.

Please follow and like us: