Albspirit

Media/News/Publishing

Lapsi i kuq i Shtëpisë së Bardhë

Më shumë para për ushtrinë dhe sigurinë, shkurtime tek mbrojtja e mjedisit dhe ndihmat për zhvillimin – presidenti amerikan Donald Trump prezanton projektbuxhetin.

Fituesi më i madh është Departamenti i Mbrojtjes: buxheti i mbrojtjes i SHBA-ve, i cili është sidoqoftë me diferencë të madhe më i larti në botë do to shtohet me 54 miliardë dollarë (rreth 51 miliardë euro).

Ndërsa në sektorë të tjerë do të bëhen shkurtime të mëdha. Më të shumtat në Agjencinë për Mjedisin, buxheti i së cilës do të ulet me 31%. Po ashtu Trumpi dëshiron ta ndërpresë plotësisht kontributin amerikan për programet e OKB-së për mbrojtjen e klimës.

Südkorea Gemeinsame Militärübung mit der USA (Getty Images/AFP/Jung Yeon-Je)Më shumë para për ushtrinë dhe sigurinë

Lapsi i kuq i Shtëpisë së Bardhë synon të prekë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, buxheti i së cilës pritet të tkurret me 28 për qind. Megjithatë qeveria tha se “funksionimi bazë” i diplomacisë amerikane do të ruhet, por do të shkurtohen veçanërisht ndihma për zhvillimin. Fjalën e fundit për buxhetin e ka Kongresi dhe për këtë miratimi i këtj projektbuxheti konsiderohet që tani si i pamundur.

Frankfurter Rundschau: Brutal dhe çnjerëzor

Në lidhje me projektbuxhetin e presidentit Trump gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” shkruan: Po ta përkthesh sloganin e Donald Trumpit në fushatën elektorale ‘America first’ përmes shifrave të projektbuxhetit do të thotë një Amerikë brutale dhe çnjerëzore. Sipas buxhetit i bie që në të ardhmen si në SHBA dhe në vende të tjera njerëzit duhet të vuajnë nga uria, që ushtria më e fuqishme e botës të bëhet edhe më e fuqishme, që SHBA të ndërtojë një mur me Meksikën dhe të ekstradojë emigrantë pa karta të vlefshme të identitetit. Prej shkurtimeve do të vuajn edhe mbrojtja e mjedisit dhe popullsia fshatare. Dhe kjo nuk është e gjitha. Deri tani Trumpi nuk ka shpjeguar ende se si do ta reduktojë borxhin amerikan prej rreth 20 miliardë dollarë dhe se si do ta financojë premtimin e tij për tatimet ose programin e tij të investimeve për rehabilitimin e urave dhe të rrugëve”.

Please follow and like us: